Mickoski takon Vedeful: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, sfidat rajonale dhe nismat e reja të përbashkëta

nga D. V.

Shkup, 19 nëntor – Kryeministri Hristijan Mickoski sonte realizoi takim me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johan Vedeful, i cili po qëndron për vizitë pune në vend në kuadër të turit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, siç është bërë e ditur në profilin në Fejsbuk të kryeministrit Mickoski, është biseduar për sfidat rajonale aktuale dhe mundësitë për nisma të përbashkëta.

“Sot realizova takim me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johan Vadeful. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmejt dy vendeve, sfidat rajonale aktuale dhe mundësitë për nisma të reja të përbashkëta”, bëhet e ditur në njoftimin e kryeministrit Mickoski.

Paraprakisht sonte ishte paralajmëruar takim i Vadeful edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More