Ibrahimaj: Plan masash për nxitjen e pagesave digjitale, çdo tregtar do të ketë një POS

nga D. V.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në Forumin “Connect Albania-E ardhmja është digjitale”, që u mbajt në Tiranë, theksoi rëndësinë strategjike të digjitalizimit të pagesave si një element kyç për zhvillimin e mëtejshëm digjital të vendit.

Ibrahimaj u shpreh se “Shqipëria ka arritur një nivel të lartë transformimi digjital, me 98% të shërbimeve publike të ofruara online, duke renditur vendin në vendin e tetë në Bashkimin Europian dhe ndër 20 vendet e para në botë për ofrimin e shërbimeve publike digjitale”.

“Nëse digjitalizimi nuk ndërlidhet me digjitalizimin e pagesave për reduktimin e cash-it, ekonomia jonë nuk do të arrijë të marrë maksimumin nga ky digjitalizim”, deklaroi  Ibrahimaj, duke theksuar domosdoshmërinë e reduktimit të përdorimit të parasë fizike në funksion të një ekonomie më efikase dhe më transparente.

Ibrahimaj bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka përgatitur një plan të plotë masash për nxitjen e pagesave digjitale, i cili do të diskutohet gjerësisht në javët në vijim me të gjithë aktorët e përfshirë në zinxhirin e pagesave, përfshirë sektorin bankar dhe institucionet publike.

Pjesë e këtij plani është edhe masa e parashikuar në Paketën Fiskale që paraqitet sot në Parlament, e cila parashikon detyrimin që çdo tregtar të ketë të paktën një POS, me një zbatim të shkallëzuar deri në vitin 2026.

“Ky është një nga hapat e parë drejt realizimit të objektivit tonë “Shqipëria Cashless 2030”, objektiv që do të kontribuojë në uljen e informalitetit dhe në përmirësimin e performancës dhe inovacionit në ekonomi”, shtoi ministrja.

Ministrja Ibrahimaj falënderoi “Mastercard” për bashkëpunimin në zbatimin e programit POS dhe në hartimin e planit të masave për vitet e ardhshme, si dhe Bankën e Shqipërisë për rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e pagesave digjitale dhe të bankingut elektronik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More