Shkup, 20 nëntor – Autostrada Prilep – Manastir po ndërtohet me dinamikë të fuqishëm dhe deri në vitin 2028 do ta ndërtojmë, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk dhe publikoi videon nga ndërtimi.
“Progres i fuqishëm në ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir. Po vazhdojmë me planin, autostradë nga Prilepi deri në Manastir deri në vitin 2028. Maqedonia po ndërtohet me një ritëm të shpejtë! Po e ndërtojmë Maqedoninë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.
