Balla takon Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.

Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Gjermani, projektet e bashkëpunimit dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i partneritetit mes dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe nismave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.

Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e vijimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

“Gjermania renditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More