Betohet anëtari i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi, zëvendëson Zaçajn

nga D. V.

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë ishte e pranishme edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, e cila mbylli sot mandatin trevjeçar në krye të Kushtetueses.

Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë në 30 shtator, duke zëvendësuar Holta Zaçajn.

Rezultati i votimit në Gjykatën e Lartë u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami, e cila e ankimoi çështjen në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese, me pretendimin se një votë e shpallur e pavlefshme i takonte asaj, e rrjedhimisht kjo e bënte anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në 12 nëntor Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Naureda Llagamit, duke lënë kështu në fuqi zgjedhjen e gjyqtarit Asim Vokshi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More