Përgjigje e koordinuar për rezultate kundër rrjeteve kriminale që veprojnë globalisht

nga D. V.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi javën e kaluar një takim në Bruksel.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, njoftoi se Dumani përfaqësoi Shqipërinë në një takim trilateral për herë të parë mes zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor, fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Më shumë se 100 pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së”, vë në dukje delegacioni i BE-së.

Sipas delegacionit të BE-së, “Dumani theksoi rezultatet konkrete të SPAK, të arritura në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Agjencitë e BE-së, në identifikimin dhe analizimin e komunikimeve të enkriptuara të përdorura për koordinimin e aktiviteteve të paligjshme”.

“Ky bashkëpunim ka çuar në arrestime të rëndësishme në Shqipëri dhe në gjithë Evropën, si dhe në goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare, përfshirë ato me lidhje në Amerikën Latine”, njoftoi delegacioni i BE përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Delegacioni i BE-së theksoi se “mesazhi i tij, se vetëm një përgjigje e koordinuar mund të japë rezultate kundër rrjeteve kriminale që veprojnë globalisht, u përforcua fuqimisht si nga përfaqësuesit e BE-së, ashtu edhe nga pjesëmarrës të tjerë”.

“Ata ranë dakord për nevojën e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë gjyqësor dhe policor, përfshirë ndarjen e inteligjencës, hetimet financiare dhe analizën, si dhe punën e përbashkët në ekipe të përbashkëta hetimore”, njoftoi zyra e delegacionit të BE në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More