Qeveria i emëroi të besueshmit për Gostivar dhe Vrapçisht, ja emrat!

nga D. V.

Shkup, 25 nëntor – Pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u arrit cenzusi dhe dështuan zgjedhjet lokale në Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë Rostushë dhe Zhupë, Qeveria sot ka emëruar të besueshmit e sajë në komunat në fjalë.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka vendosur që postin e të besueshmit në Gostivar ta emërtojë Fadil Xhelilin, ndërkaq për në Komunën e Vrapçishtit Qeveria ka vendosur që të emërtojë të besueshëm të sajë, Bujamin Kadriun, raporton SHENJA.
Zgjedhjet e përsëritura në Komunat në të cilat nuk u arrit cenzusi janë nënshkruar nga ana e kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe të njejtat do të mbahen më 11 janar.
Kujtojmë, në zgjedhjet e 11 janarit partitë do të kenë të drejtë të ndryshojnë edhe emrat e kandidatatëve për kryetar komunash. Kësisoj, VLEN pritet të mos garoj me Memet Seferin në Vrapçishtë dhe Sebaedin Dautin në Gostivar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More