Për shkak të mungesës së mësueses, në një paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë, ligjëron përkohësisht pedagogu

nga Xh M

Strugë, 25 nëntor – Për shkak të pensionimit të mësueses, në njërën nga paralelet me mësim në gjuhën shqipe, në Shkollën Fillore Vëllezërit Milladinov në Strugë, assesi të gjendet zgjidhje për një mësimdhënëse. Së fundmi në këtë paralele ligjëroi pedagogu i Shkollës.

Pas pensionimit të mësueses, u shpallën zgjedhjet dhe për këtë arsye nuk kishte mundësi për punësim të ri. Ndërkohë në këtë paralele vinte një mësuese, të cilës, siç mësoi Alsat, i është premtuar se pas zgjedhjeve do të punësohej në Shkollën “Vëllezërit Miladinov”. Në të njëjtën kohë, ajo jepte mësim në shkollën e fshatit Frëngovë, kështu që për orët e pasdites vinte në Strugë, në mënyrë që fëmijët të mos mbeteshin pa mësim. Por në vend të një zgjidhjeje të problemit, ai thellohet edhe më tej. Mësuesja nga Frëngova ndaloi të vinte, që tani në vend të saj orët t’i mbajë pedagogu.

“Prindërit me shkresë iu drejtuan Alsatit. Ata kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme të problemit, në mënyrë që fëmijët e tyre të vazhdojnë të ndjekin mësimet, si të gjithë të tjerët”, raporton Miki Trajkovski, gazetar.

Drejtoresha e re e Shkollës “Vëllezërit Milladinov”, Rudina Kreka, thotë se është në dijeni të problemit dhe premton një zgjidhje të shpejtë.

Shumë shkolla të Strugës përballen me probleme të ngjashme kur, për shkak të mungesës së stafit, mësuesit vijnë në pozicione të caktuara, që ligjërojnë lëndë mësimore për të cilat nuk janë profesionist. Ka edhe mësues që japin mësim dhe nuk kanë diplomuar ende në fakultetet përkatëse. Disa nga rastet gjyqësore kundër ish-kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, treguan se ka shembuj të tillë në shkolla. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More