IGJEO: Sot reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit

nga D. V.

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan priten reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 13 °C

në vendet e ulëta: 11 / 12 °C

në vendet malore:  6 / 8 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More