Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), ekonomia kineze ruajti qëndrueshmërinë në nëntor, duke vazhduar prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Prodhimi industrial u rrit muajin e kaluar 4.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, teksa eksporti i mallrave u shtua me 5.7 %.
Në nëntor, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë në Kinë u rrit me 1.3 % në bazë vjetore, ndërsa investimet në pasuritë fikse u ulën me 2.6 % në 11-mujorin e parë të këtij viti. Shkalla e papunësisë urbane mbeti e pandryshuar në 5.1 %, ndërsa treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) iu rikthye rritjes, duke qenë 0.7 % më shumë se në nëntorin e vjetshëm.
Zëdhënësi i NBS-it Fu Linghui u shpreh që Kina do të zbatojë politika makroekonomike më aktive e efektive, do të vijojë të zgjerojë kërkesën e brendshme dhe do të përmirësojë strukturën e ofertës.
