Kapen mbi 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq, i dyshuari intervistohet

nga D. V.

Policia e Kosovës ka sekuestruar një shumë prej rreth 59,055 eurosh në automjetin e një mashkulli kosovar, i cili dyshohet për shpërlarje parash.

Paratë janë sekuestruar me vendim të prokurorit deri sa të provohet origjina e tyre. Rasti ka ndodhur të hënën në Leposaviq rreth orës 20:00.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë marrë edhe certifikata e biznesit nga ARBK dhe ATK, si dhe raporti ditor fiskal, të cilat do të shërbejnë si prova në hetime.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe është liruar, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë sipas procedurave të rregullta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More