Nis Viti i Shkëmbimeve Njerëzore Kinë-Afrikë

nga D. V.

Të enjten u mbajt në selinë e Bashkimit Afrikan (BA) në kryeqytetin e Etiopisë Adis-Abeba ceremonia e nisjes së Vitit të Shkëmbimeve Njerëzore Kinë-Afrikë 2026, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për thellimin e dialogut midis dy qytetërimeve.

Wang Yi, ministër i Jashtëm i Kinës, mbajti një fjalim kryesor në këtë veprimtari.

Në ceremoni folën edhe Jean-Claude Gakosso, ministri i Jashtëm i Republikës së Kongos, e cila është bashkëkryetarja afrikane e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC), kryetari i Komisionit të BA-së Mahmoud Ali Youssouf dhe presidenti etiopian Taye Atske Selassie.

Më shumë se 200 veta morën pjesë në këtë veprimtari, duke përfshirë zyrtarë të lartë nga Komisioni i BA-së dhe institucionet e BA-së, diplomatë nga vendet afrikane në BA, përfaqësues të lartë të agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë e përfaqësues nga sektorë të ndryshëm të Etiopisë.

Wang tha që Viti i Shkëmbimeve Njerëzore Kinë-Afrikë 2026 është një nismë e rëndësishme e përcaktuar së bashku nga presidenti kinez dhe udhëheqësit afrikanë.

Marrëdhëniet Kinë-Afrikë kanë një histori të gjatë dhe të dy palët kanë miqësi tradicionale të qëndrueshme, theksoi kryediplomati kinez, duke vënë në dukje që vitet e fundit, nën udhëheqjen e përbashkët të udhëheqësve të të dyja palëve, shkëmbimet njerëzore kino-afrikane kanë lulëzuar dhe kanë dhënë rezultate të frytshme.

Faktet kanë treguar se shkëmbimet njerëzore përbëjnë themelin më të fortë të miqësisë Kinë-Afrikë, ndërsa mësimi i ndërsjellë midis qytetërimeve shërben si forca më e madhe nxitëse për bashkëpunimin kino-afrikan, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More