Katy Perry “u tradhtua” nga bluza, u detyrua të fshihej poshtë tavolinës dhe të mbulonte gjoksin me jastëk

nga D V

Katy Perry është përballur me një incident veshjeje gjatë spektaklit të “American Idol” kur lidhëset e bluzës së saj metalike u këputën derisa iu desh të fshihej prapa një jastëku.

Ishte vetë këngëtarja e cila publikoi një video në Instagram, ku po përpiqej të rregullonte bluzën në mes të emisionit.

Katy shihet derisa mbante bluzën me duart të saj, derisa e përfshiu sikleti për ta rregulluar sa më shpejt.

“Nëse nuk rregullohet, shikuesit do të shohin më shumë se sa kanë pritur”, theksoi ajo.

Në një moment, kolegu i saj në juri, Luke Bryan gjithashtu u përpoq ta ndihmonte, por hoqi dorë disa çaste më vonë.

Në një moment, këngëtarja u desh të fshihej nën tavolinë dhe gjithashtu të mbulonte gjoksin me jastëk.

Pas shfaqjes, Perry foli për Access Hollywood për incidentin dhe pranoi se ajo e dinte se po rrezikonte me këtë veshje të pazakontë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More