“The Sun” shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

nga Redaksia

E përditshmja britanike The Sun ka shkruar për Eva Muratin, moderatoren sportive shqiptare, e cila me vite të tëra ka mbizotëruar kanalet sportive në Shqipëri.

Mediumi britanik madje e krahason moderatoren shqiptare me prezantuesen e njohur sportive Laura Woods.

Eva Murati është një aktore shumë e suksesshme, prezantuese dhe modele.

Foto: Eva Murati / Instagram

Ylli me origjinë nga Elbasani, prej vitit 2017 prezanton zhvillimet sportive më të mëdha evropiane përmes platformës Tring.

Foto: Eva Murati / Instagram

Murati gjithashtu ka grumbulluar pas vetes një fanbase të madh në rrjetet sociale, derisa ka pothuajse një milion ndjekës në Istagram.

Foto: Eva Murati / Instagram

Përpara se të zhvillonte karrierën e saj në showbiz, Eva studioi drejtësi në Universitetin e Tiranës.

Ajo filloi karrierën e saj në televizion vetëm në moshën 18-vjeçare.

Përveç moderimit, ajo gjithashtu është modele që ka pozuar për brendin italian për veshjet e brendshme, Yamamay. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More