Shënimi i Ditës së bazës logjistike

nga D V

Shkup, 20 maj – Me një ceremoni ushtarake në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të shënohet Dita e bazës logjistike.

Në ceremoninë e njësisë më të lartë në sferën e logjistikës në Armatë do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-koloneli Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga, gjeneralë të armatës, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria, komandantët e komandave dhe njësive të armatës dhe të ftuar të tjerë.

Dita e njësisë, sipas programit, do të shënohet me fjalimet përkatëse dhe dhënien e masave stimuluese për pjesëtarët e njësisë.

Baza e logjistikës feston 20 majin në kujtim të ditës kur filloi kryengritja e Razllovcit në vitin 1876 dhe përgatitjet e para logjistike për fillimin e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More