Mexhiti: Për qeverinë e re të RMV-së janë duke negociuar fituesi me fituesin

nga D V

Shkup, 20 maj – Kreu i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se VLEN është fitues në bllokun politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe se si rrjedhojë, sipas tij, për qeverinë e re po negociojnë fituesi me fituesin.

“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin. VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë”.

“Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More