Sot dhe nesër mot jostabil me reshje përmbytëse

nga D V

Shkup, 21 maj – Sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të mbajë mot jostabil me reshje përmbytëse dhe bubullima, ndërsa lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me reshje intensive vërshuese, erë të fuqishme (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të breshërit.

Nga DPHM paralajmërojnë se reshje përmbytëse dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie do të ketë edhe nesër, sidomos në pjesën lindore. Pastaj në dy ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil.

Gjatë fundjavës priten reshje të reja të shiu.

Në Shkup sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të mbajë mot jostabil me reshje përmbytëse dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginës është e mundur paraqitja e një stuhie afatshkurtër. Në disa pjesë të luginës do të mbajë mot jostabil edhe nesër.

Nga DPHM rekomandojnë për kujdes më të madh në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike, si dhe të mos qëndrohet në qiell të hapur dhe nën pemë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More