“O milet, hajde ore ou”, momenti kur gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit në Lushnje, familjarët të tmerruar me duart në kokë

nga Xh M

Sot paradite është gjendur në shkurre trupi i pajetë i 22-vjeçarit Fabjol Ibraliu. I riu u aksidentua mbrëmjen e djeshme me automjetin e tij teksa po ecte me shpejtësi 160 km/ orë. Automjeti tip “Ford” ishte bërë copash, megjithatë uniformat blu nuk po arrinin të gjenin trupin e pajetë të të ndjerit.

Fillimisht banorët e zonës deklaruan se ai ishte larguar pas aksidentit, ndërsa nëna ishte e bindur që i biri ka ndërruar jetë. Ajo kërkonte t’i gjenin trupin, por deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kjo ishte e pamundur. Shkak për këtë u bë edhe terreni i vështirë me shkurre, ndërsa tashmë kanë dalë pamjet nga momenti kur gjendet trupi i tij.

Dy persona, në dukje familjarë kërkojnë ndihmë nga të tjerët pas pikasjes së të ndjerit. “O milet, hajder ore ou”, dëgjohet në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Aty mblidhen dhe të tjerë, por barishtet dhe shkurret e dendura e bëjnë të pamundur shquarjen e imazheve.

Me 160 km/orë në Lushnjë-Rrogozhinë, gjendet trupi i pajetë i drejtuesit 22-vjeçar….!Është gjendur pa shenja jete trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit, që mbrëme me makinën e tij tip Ford ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.Trupi i tij është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të aksidentuar. Kujtojmë se makina është shkatërruar thuajse totalisht nga përplasja e fuqishme.I riu ka ecur me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore.Dje, nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë. Ndërsa, një person në vendngjarje thoshte se i riu ka ikur nga vendngjarja.

Posted by Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore on Friday 24 May 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More