Bullgarët e Maqedonisë për herë të parë votojnë edhe në zgjedhjet evropiane

nga Xh M

Shkup, 9 qershor – Bullgarët e Maqedonisë në Manastir, Kavadar, Shkup, Strumicë, Veles dhe Ohër sot mund të votojnë në zgjedhjet e gjashta parlamentare që mbahen në tre vitet e fundit në Bullgari. Për herë të parë mund të votojnë edhe për zgjedhjet evropiane, por vetëm në Shkup dhe Manastir.

Janë gjithsej 120 paraqitje për votim, por ky numër mund të rritet për shkak se mund të votohet edhe nëse nuk jeni paraqitur më herët.

Për dallim nga vitet tjera, sivjet nuk do të votohet në Tetovë, kur vjet për herë të parë u hap në vendvotim.

Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 32 formacione politike, përkatësisht 20 parti politike, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione të cilët luftojnë për 240 vendet për deputet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More