Bakllava me molla dhe arra

nga D V

Bakllavaja me arra dhe mollë është ideale për festa dhe fundjavë

Përbërësit:

▪ 1 kg mollë të qëruara
▪ 100 g arra të grira
▪ 150 g kumbulla të thata
▪ 6-7 lugë bollgur
▪ 1/2 pluhur për pjekje
▪ 1 lugë çaji kanellë
▪ 1/2 kg kore bakllavaje
▪ 150 ml vaj
▪ 2,5 gota ujë
▪ 2,5 gota sheqer

Përgatitja:

Pastroni dhe grijini mollët. Grini arrat trash dhe zhytni në ujë kumbullat që të zbuten. Përzieni kumbullat dhe arrat e grira, si dhe mollët e grira, më pas shtoni grizin dhe kanellën.

Koret mbuloni me vaj, më pas mbushni dhe i rrotulloni. Rendisni të gjitha në një tepsi dhe piqni.

Piqeni bakllavanë në 180-200 gradë për afro gjysmë ore. Më pas, mbi bakllavanë e sapopjekur hidhni shurupin pak të ftohur dhe lëreni të thithë lëngun e të ftohet.

Ju bëftë mirë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More