Apple miraton Epic Game Store për BE-në

nga D V

Nuk mund të mohohet që Epic Games është përpjekur të bëjë që Apple të aprovojë një dyqan Epic Games për iPhone.

Kjo betejë ligjore u zhvillua pasi Apple nxori Epic dhe lojën e saj të njohur Fortnite nga App Store si përpjekje për të kapërcyer platformën e përpunimit brenda aplikacionit të Apple.

Falë Aktit të Tregjeve Dixhitale të KE-së (DMA), Apple duhet të lejojë që aplikacionet e palëve të treta të gjejnë një shtëpi brenda iOS në BE, shkruajnë mediat e huaja.
Kohët e fundit, Epic u ankua se Apple kishte refuzuar dy herë paraqitjen e saj për të shtuar Epic Games Store në iPhone në 27 vendet anëtare të BE-së.

Epic deklaroi se vendimi i Apple ishte “arbitrar, pengues dhe në kundërshtim” me DMA.

Megjithatë, gjiganti teknologjik ka bërë një ndryshim dhe thuhet se ka miratuar shtimin e Epic Game Store në iOS.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More