Për shkak të pushimit mjeksor, Frçkovski ende nuk është konsultuar me Mucunskin

nga Xh M

Shkup, 19 gusht – Ministria e Punëve të Jashtme ka mbajtur konsultime me tre nga katër ambasadorët e thirrur, tha ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski.

Janë zhvilluar konsultime me ambasadorët Andrej Zernovski, Vesel Memedi dhe Danço Markovski. I vetmi që nuk erdhi në thirrjen e Mutsunskit është ambasadori Frçkoski, i cili ishte në pushim mjekësor.

“I vetmi me të cilin nuk janë bërë konsultime është ambasadori Fërçkovski. Arsyeja për këtë është se në momentin kur është thirrur për konsultim ka nxjerrë të ashtuquajturat pushim mjekësor që sigurisht i takon atij. I uroj shëndet të mirë. Por kjo nuk do të thotë se procedura është vonuar. Aty kemi indikacione serioze për abuzime financiare të fondeve buxhetore dhe fakt është se aktualisht jemi duke kryer një auditim të funksionimit të misionit të përhershëm. Sëmundja nuk do të thotë se nuk ka proces të përcaktimit të përgjegjësisë për indikacionet serioze që kemi për keqpërdorimin e burimeve financiare nga misioni gjatë kohës kur Frçkoski ishte në krye të funksionit”, tha Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More