Janevska pret që problemi me asistentët arsimorë të zgjidhet javën e ardhshme

nga D V

Shkup, 6 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në Shkup pas nënshkrimit të partneritetit ndërmjet grupit NELT dhe UNICEF-it për promovimin e arsimit profesional përmes mësimit praktik të aftësive të gjelbra, deklaroi se asistentë arsimorë për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë të martën.

“Më vjen keq që duhet të them që nuk ka problem me asistentët, ka problem me shkollat. Pesë ditë punohet ajo që Ministria e punon për një ditë. Vetëm po u them prindërve që do të ketë asistentë, të mos shqetësohen fare. Do ta realizoj atë që kam premtuar”, tha Janevska.

Ajo potencon se është mirë të dihet se duhet t’i kushtohet shumë vëmendje pesë qendrave për resurse të cilat duhet të përfundojnë punën e angazhimit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska shtoi se vitin e ardhshëm kësi lloj problemi me angazhimin e asistentëve me të cilin vuajnë fëmijët edhe prindërit, nuk do të përsëritet.

“Prindërit të mos shqetësohen fare do të ketë asistentë”, deklaroi Janevska.

Përndryshe që nga fillimi i vitit shkollor në shkollat ​​e vendit janë punësuar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë vijon procedura e angazhimit të tyre në shkolla, të cilët ndihmojnë nxënësit me nevoja të veçanta të ndjekin më lehtë mësimin dhe të mësojnë materialin mësimor. rq/

Foto: MIA

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More