Ganiu: Komuna e Çairit paguan 20 milionë denarë në vit për mirëmbajtjen e parqeve, por nuk merr shërbimin

nga D V

Shkup, 24 shtator – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se qytetarët e kësaj komune paguajnë rreth 6 denarë për mirëmbajtjen e parqeve, ose thënë ndryshe 20 milionë denarë në vit, që siç thotë Ganiu, paguan më shtrenjtë se komunat e tjera, ndërsa shërbimet e marrin më të dobëta.

“Parqet dhe Gjelbërimet, absorbojmë 20 milionë denarë në vit prej Komunës së Çairit. Jemi komuna e parë që në bazë të numrit të banorëve dhe territorit që kemi, paguajmë më shtrenjtë. Ne paguajmë 5.68 denarë për metër katror ndërsa shërbimet i marrim më të dobëta. Ky është diskriminim”, tha Ganiu.

Ai foli edhe për mundësinë e pavarësimit të kësaj komunë nga Qyteti i Shkupit, që siç tha, po të ndodhë kjo, do të ketë shërbime 100 herë më të mira dhe se qytetarët do ta ndjenjë këtë ndryshim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More