Kur “vidhet” rryma në Sllupçan, Haraçinë e Gërçec bëhet megaskandal, kur vidhet në qendër të Shkupit heshtet

nga I Z

Shkup, 23 shtator – Gazetaria është profesion fisnik, por nëse devijon, mund të shndërrohet në profesion djallëzor. Për fat të keq, devijimi i këtij profesioni nuk është dukuri e rrallë tek ne edhe atë në shumë sfera. Nuk mungojnë as shembuj pozitiv, kur profesioni shfrytëzohet në kultivimin dhe afirmimin e gjërave pozitive por nuk mungojnë as rastet kur ndodh e kundërta. Shpeshherë gazataria dhe informacioni tek ne përdoren edhe për krijimin e paragjykimeve dhe mosdurimit ndëretnik, me vend e pa vend, shkruan Zhurnal. Madje edhe kur bëhet fjalë për çështje banale, kemi qenë dëshmitarë kur qasja ndaj informacionit ka qenë e tillë për të nxitur paragjykime etnike edhe për çështjen e vjedhjes së rrymës. Krijoheshin skandal e megaskandale të mëdha për Haraçinën, Gërçecin, Sllupçanin,… e tani kur është zbuluar skandali i madh me vjedhjen e rrymës në qendër të Shkupit, pjesa më e madhe e mediumeve heshtin.

Kurse nuk bëhet fjalë për skandal të thjeshtë. Siç ka njoftuar Tv Telma në lagjen Debar Maallo, te Qendra Tregtare, Leptokaria, Rruga “Maqedonia” në Shkup, Shirok Sokak në Manastir, kafene të njohura në mbarë Maqedoninë është vërejtur vjedhje e rrymës përmes manipulimit të orëmatësit. Bëhet fjalë për kompani që shpenzojnë disa mijëra euro në muaj për energjinë elektrike. Vetëm një furrë buke ka vjedhur energji elektrike sa një fshat i tërë.

Heshtja ka të bëjë ndoshta me metodën moderne të vjedhjes së rrymës. Këta vjedhës nuk përdorin metoda të “prapambetura”, prandaj edhe nuk duhet të kritikohen, sepse
Rreth 600 përdorues kanë vjedhur energji elektrike duke manipuluar një orëmatës që ngrin konsumin, përmes një forme mashtrimi që nuk është vërejtur deri tani. Shumica prej tyre janë hotele, kafene, furra buke të njohura nga Shkupi dhe nga vendi, të vendosura në qendër të Shkupit, respektivisht në Debar Maallo, në rrugën Maqedonia, në Leptokaria në Shkup, në Shirok Sokak në Manastir dhe në vende të tjera atraktive në mbarë Maqedoninë. Vjedhjet e energjisë elektrike janë regjistruar nga sistemi EVN, i cili menjëherë reagon ndaj devijimeve të konsumit, pas së cilës ekipet e EVN-së kryejnë kontrolle në terren. Në një furrë buke është konstatuar se është vjedhur energjia elektrike sa harxhon mesatarisht një fshat i tërë. Me këtë lloj manipulimi të orëmatësit, ata jo vetëm që nuk regjistrojnë konsumin, por edhe e kthejnë mbrapa.

Ekipet e EVN-së dolën kanë dalur në terren dhe brenda një dite në një lokacion kanë bllokuar 10 orëmatës që tregonin gabime të mëdha dhe frekuenca shumë më të larta se zakonisht. Për shkak të kërcënimeve në terren, ekipet nga një qytet shpesh dërgohen në një tjetër. Këtyre pronarëve, përveç masave të tjera, u lëshuan fatura me vlerë të supozuar se sa do të shpenzonin. Për të gjithë autorët e vjedhjes së energjisë elektrike, EVN ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike, nga ku konfirmojnë se kallëzimet janë pranuar dhe janë duke u vepruar. Vjedhja e rrymës është vepër penale dhe është paraparë dënim me 5 vjet burg dhe gjobë për kompanitë nga 1500 deri në 15 mijë euro. Në vit regjistrohen rreth 350 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike.

Këta konsumatorë kanë përfituar qindra mijëra e miliona denarë, duke pasur parasysh se kanë bërë manipulime në matje, gjegjësisht ju është faturuar po aq sa do të kishin mundur të konsumojnë. Ata i kanë paguar faturat dhe kështu rryma ju është lidhur sërish. Shumica e vjedhësve kanë ndaluar së vjedhuri kur e kanë kuptuar se ishin zbuluar, por ka edhe disa prej tyre që kanë vazhduar si më parë. EVN-ja kundër këtyre kryesve ka ngritur kallëzim penal drejtpërsëdrejti në Prokurorinë Publike.

Ekipet e kompanisë me anë të matësit mobil bëjnë matje të saktë të konsumit aktual dhe e krahasojnë me atë të raportuar. Matësi mobil tregon menjëherë se sa është gabimi i matjes, domethënë sa rrymë nuk mat orëmatësi, e për disa konsumatorë u tregua një gabim prej madje 99%. Me anë të kapëses përcaktohet se frekuenca e orëmatësit tregon disa qindra Hz në vend të 50 Hz.

Pajisja për manipulime të tilla është konfiskuar nga ekipet e EVN-së dhe është analizuar nga profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Rryma kalon nëpër orëmatës, por matet vetëm një pjesë e vogël./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More