Pique për akuzat se e tradhtoi Shakiran: Ajo nuk ishte plotësisht e sinqertë

nga D V

Vitin e kaluar Shakira prezantoi këngën “BZRP Music Sessions #53” përmes së cilës zbuloi se ish-partneri i saj, Gerard Pique, e kishte tradhtuar.

Pasi e bëri publike këtë çështje, shumë fansa dolën në krah të saj

Megjithatë, ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle Gerard Pique ishte i ftuar në emisionin CNN ku komentoi për herë të parë ndarjen me Shakiran.

Ajo që dihet deri më tani është se Pique e tradhtoi artisten me Clara Chia Marta, e cila është 12 vjet më e vogël.

Pique, ndërsa ishte i ftuar në CNN, akuzoi këngëtaren e famshme se nuk ishte plotësisht e sinqertë për të gjithë situatën.

“Ajo që u tha nuk u shfaq siç ishte në të vërtetë. Nuk mund ta kontrolloj. Tani jam i rrethuar nga të dashurit e mi, ata e dinë se kush jam dhe çfarë bëj dhe kjo më jep paqe. Jeta që kam pasur, mundësi për të luajtur për klubin e jetës sime për më shumë se 20 vjet, fëmijë të mrekullueshëm, miq për jetën, jam mirënjohës për të gjitha këto”, tha ai.

“Nëpërmjet mediave mora vesh se ai më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive. Gjëja më e vështirë për mua ishte se nuk mund të merrja këshilla nga babai im dhe kisha aq shumë nevojë”, tha ajo.

Shakira dhe Pique kanë dy djem – Milanin dhe Sashan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More