Kasami sot ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val

nga Xh M

Tetovë, 23 tetor – Kënaqësi që bashkë me deputeten Kaltrina Beqiri të mirëpresim në selinë e Lëvizjes BESA në Tetovë, shefin e misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Kilian Val.

Ambasadorin e njoftova me situatën aktuale politike në vendin tonë, për qeverinë e re, me theks të veçantë rolin e rëndësishëm të koalicionit VLEN në qeveri.

Bashkëbiseduam rreth ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që do të propozohet nga koalicioni VLEN, i cili një herë e përgjithmonë do t’i eleminojë keqpërdorimet në punësimet e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në institucionet shtetërore.

Angazhimi i OSBE-së në vendin tonë luan një rol jetik në proceset e rëndësishme të Maqedonisë Veriut. Rruga euroatlantike mbetet prioritet i veçantë për Lëvizjen BESA dhe koalicionin VLEN, prandaj u dakorduam që bashkëpunimi me institucionet relevante ndërkombëtare si OSBE të thellohet më shumë, me qëllim avancimin e agjendës eurointegruese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More