KE: Draft plani i zgjerimit për Maqedoninë e Veriut parashikon respektimin e marrëveshjeve bilaterale

nga D V

Shkup, 29 tetor – Sipas informacioneve në draftin e Zgjerimit, Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut në raport thekson respektimin e marrëveshjeve bilaterale, përfshirë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, njofton media greke “ERT”.

Komisioni Evropian pritet të tregojë se është e një rëndësie të veçantë që Turqia të kontribuojë në mënyrë aktive për një zgjidhje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të çështjes së Qipros bazuar në një federatë bizonale të dy komuniteteve.

Për sa i përket Shqipërisë, drafti thekson promovimin e të drejtave themelore në lidhje me pronën dhe minoritetet.

Kujtojmë se edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut theksoi rëndësinë e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese e cila është kusht për hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More