I shpërtheu eksplozivi në dorë, identifikohet viktima në Elbasan

nga D V

Kristi Balukja është identifikuar si personi që humbi jetën në orët e para të mëngjesit në Elbasan, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive.

25 vjeçari ishte duke vendosur bombën në makinën e shtetasit Renato Çepa, kur ajo aksidentalisht shpërtheu dhe i shkaktoi dëmtime të mëdha, për të humbur më pas jetën në spitalin rajonal.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e Çepës.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More