Bogovinë, 14 nëntor – Komuna e Bogovinës ka filluar restaurimin e disa rrugëve lokale në vendbanimin Sedllarcë e Epërme në këtë komunë ku po punohet intensivisht për regullimin dhe restaurimin e rrugëve.
“Puna ime nuk është të rij vetëm në zyrë dhe të sillem si njeri pa obligime, qytetarët tanë na kanë besu dhe këtë duhet ta kthejmë me punë të mira, rrugë. shkolla, fusha sportive që çdo premtim të dhënë ta bëjmë realitet sepse ne jemi besuar për ti bërë këto punë. Nuk do të ndalemi së shpejti do të ju njoftojmë për mega projekte që në këtë komunë nuk janë bërë asnjëherë” tha kryetari i komunës së Bogovinës gjatë inspektimit në teren.