Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar

nga D V

Një anëtar i ekuipazhit u vra pasi një aeroplan mallrash u rrëzua në periferi të aeroportit Vilnius në Lituani, ra në një shtëpi dhe shpërtheu në flakë.

Çuditërisht, tre të tjerë në bordin e fluturimit, përfshirë pilotin, i mbijetuan përplasjes si dhe 12 anëtarë të shtëpisë të cilët u evakuuan në mënyrë të sigurtë, sipas autoriteteve lokale.

Bëhet e ditur se aeroplani që fluturonte nga Leipzig, Gjermani do të ulej në aeroportin e Vilnius, kur u rrëzua disa kilometra larg pistës, shkruan CNN.

Ai rrëshqiti në tokë për disa qindra metra përpara se të godiste një shtëpi banimi, ka shpjeguar Renatas Pozela, shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

“Një anëtar i ekuipazhit u gjet pa asnjë shenjë jete”, tha Vilmantas Vitkauskas, kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave të vendit.

Ndryshe, të paktën dy anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More