BDI: Qytetarët po mbyten nga ndotja, Qeveria merret me politikë partiake

nga D V

Shkup, 7 janar – BDI sot ka akuzuar pushtetin për nivelin e lartë të ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut.

Nga atje thonë se Shkupi dhe Tetova janë këto ditë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, duke kaluar edhe Mumbai-n dhe Wuhan-in.

“Ajri është i mbushur me helm, fëmijët kanë vështirësi në frymëmarrje, të moshuarit po përkeqësohen nga sëmundjet kronike, dhe qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme për shëndetin e tyre.

Ndërkohë, ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që të ofrojë zgjidhje.

Nuk kanë asnjë plan, asnjë masë konkrete, vetëm fjalë dhe arsyetime të lodhura, ndërsa njerëzit po mbyten nga ndotja!

Ata nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por vetëm interesat e errëta që i sollën në pushtet”, thonë nga BDI.

BDI paralajmëron se kjo situatë është e patolerueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More