Stoilkoviq realizoi takim me ambasadoren gjermane, Dreksler

nga Xh M

Shkup, 13 janar – Nënkryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Ivan Stoilkoviq, sot realizoi takim pune me një delegacion nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, i kryesuar nga Sh.S. ambasadorja Petra Dreksler.

Gjatë këtij takimi u konstatua se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve bazohen në miqësi dhe bashkëpunim në shumë fusha me interes të përbashkët, ndërsa bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq, ndër të tjera e informoi ambasadoren Dreksler mbi funksionimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, për planet gjatë këtij viti kalendarik dhe theksoi se po punohet në mënyrë intensive me qëllim ndryshimin e qasjes ndaj bashkësive më të vogla etnike, duke përmendur edhe faktin që ministria duhet të shndërrohet në një institucion që punon në interes të të gjitha bashkësive etnike në vend.

Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi midis dy vendeve, i bazuar kryesisht në një miqësi shumëvjeçare, është thelbësor dhe se ai duhet dhe mund të thellohet më tej.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More