Komuna e Tetovës: Ka vështirësi por fshatrat e malësisë nuk janë të izoluar

nga Xh M

Shkup, 13 janar – Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Besarta Ramadani tha se po ndërmerren masat e duhura për pastrimin e rrugëve por siç tha, reshjet janë të vazhdueshme dhe duhet intervenuar sërish.

Sa u përket fshatrave të malësisë, Ramadani tha se ka vështirësi por që nuk janë të izoluar.

“Komuna e Tetovës po ndërmerr masat e duhura për pastrimin e rrugëve gjatë reshjeve të borës por pasi reshjet janë të vazhdueshme e vështirëson edhe çështjet e pastrimit të borës në fshatrat e malësisë. Në disa pjesë kemi intervenuar pro do të duhet të intervenohet përsëri. Në fshatrat e malësisë, për shkak të reshjeve të vazhdueshme ka vështirësi në qarkullim por që nuk janë të izoluar dhe vazhdohet puna në terren”, tha Besarta Ramadani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More