Nisin homazhet në Reçak, kosovarët kujtojnë e nderojnë 45 shqiptarët e paarmatosur që u vranë e masakruan nga forcat serbe

nga D V

Janë mbushur sot 26 vjet nga Masakra më e tmerrshme mbi popullatën civile në Reçak nga forcat serbe. Qytetarë të shumtë që në orët e para të mëngjesit kanë arritur në Memorialin ku prehën 45 shqiptarë të paarmatosur që u vranë e u masakruan barbarisht, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak, raporton Ekonomia Online.

As të ftohtit e këtij mëngjesi nuk i bërë kosovarët të hezitojnë të vijnë me kurora lulesh në duar për të nderuar, ata që siç shprehën qytetarët “qëndrojnë themelet e shtetit tonë”.

Natyrisht se aty pranë varreve ndodhën dhe familjarët e tyre, të cilët janë të parët që kanë arritur te Memoriali duke përkujtuar ditën më të rëndë për ta e më tragjiken e historike të Kosovës, që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More