NË RRUGË DREJT NJË TË ARDHMES MË TË PASTËR, KOMPANIA ELEKTRO EKO GRIZA LEHTËSON RICIKLIMIN E MBETURINAVE ELEKTRIKE

nga V.E.

Në kushtet kur mbetjet elektronike dhe elektrike janë në rritje, kompania Elektro Eko Griza ndërmerr hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet menaxhimit të organizuar të këtij lloji të mbetjeve.  Me fokus në qëndrueshmërinë dhe ndërgjegjësimin mjedisor, kompania mundëson menaxhimin e duhur të pajisjeve të vjetra elektronike që paraqesin rrezik serioz për mjedisin nëse nuk trajtohen siç duhet.

Nëpërmjet veprimeve të përbashkëta ne mund të reduktojmë ndjeshëm ndikimin e dëmshëm në natyrë dhe të krijojmë një mjedis më të shëndetshëm për brezat e ardhshëm.

Qëllimi I Elektro Eko Grizës është të sigurojë një proces të thjeshtë dhe efikas për çdo individ dhe kompani që dëshiron të riciklojë mbetjet e tyre elektrike.

Misioni I kësaj kompanie është puna intensive në fushën e organizimit të sistemit të menaxhimit të mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike, informimi I përdoruesve të fundit për nevojën e grumbullimit të ndarë të mbetjeve, organizimi I pikave grumbulluese, ndërmarrja e aktiviteteve për të treguar nevojën për përpunim, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Mbetjet elektrike përmbajnë materiale që mund të ripërdoren, por në të njëjtën kohë përmbajnë edhe substanca të rrezikshme që, nëse nuk hidhen siç duhet, mund të shkaktojnë kërcënime serioze për shëndetin e njeriut, ujin, tokën dhe ajrin.  Përzgjedhja e duhur dhe riciklimi redukton sasinë e mbetjeve që përfundojnë në landfille, duke kontribuar kështu në kursimin e burimeve natyrore.

Meqenëse çdo mbetje e ricikluar përfaqëson një burim të ri, ne ju inkurajojmë t’I bashkoheni këtij misioni për një të ardhme më të pastër.

Rruga drejt një të ardhmeje më të pastër fillon me ju!

Be6: https://ekogriza.mk/

Email: info@ekogriza.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More