Luis Enrique thotë se e kishte të vështirë t’i festonte golat para syve të Pep Guardiolës

nga D V

Luis Enrique udhëhoqi PSG- në në një fitore të madhe 4-2 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e tyre në fazën e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Parisienët e panë vetën në disavantazh 0-2, por bënë një rikthim spektakolar për ta fituar ndeshjen dhe për t’i marrë tre pikë të mëdha në luftën për të kaluar tutje në ‘Champions’.

Duke folur pas ndeshjes, Enrique tha se e kishte të vështirë të festonte kundër dikujt që e konsideron mik.

Trajneri i PSG-së është mik i ngushtë me atë të Manchester Cityt, Pep Guardiolan pasi dyshja kanë luajtur së bashku te Barcelona.

“Ishte e vështirë për mua të festoja golat sepse kisha një mik pranë meje”, tha Luis Enrique.

“City i Pep Guardiolas është një ekip i nivelit më të lartë. Ai na ka bërë mirë presion”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More