Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë reagimin e tij të parë pas shortit të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të përballet me Real Madridin për një vend në raundin e 1/16.
Në një konferencë shtypi para ndeshjes me Arsenalin në Ligën Premier, Guardiola foli për sfidën e rëndësishme që i pret në Evropë.
Manchester City, kampionët e Ligës Premier, kanë përfunduar në vendin e 22-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, gjë që i ka lënë me një situatë të vështirë në këtë fazë të garës.
Ky do të jetë sezoni i katërt radhazi që Manchester City dhe Real Madrid takohen në Ligën e Kampionëve, dhe pas këtyre ndeshjeve, dy skuadrat do të kenë luajtur 14 herë kundër njëra-tjetrës.
“Duket sikur është bërë një derbi tashmë. Katër vite me radhë duke u përballur me Real Madridin”.
hjeve.
“Është e vështirë të luash kundër Real Madrid ose Bayern Munich. Problemi është se në mes kemi një ndeshje me Newcastle, dhe gjithmonë ata janë shumë të sjellshëm me orarin tonë… për shumë, shumë vite”, përfundoi ai.