Çitaku: Bedri Hamza është antipodi më i madh i Kurtit

nga Xh M

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza është personi i duhur të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Sipas Çitakut, janë disa arsye pse ai duhet të jetë kryeministër.

‘’Parasë gjithash Bedri Hamza është antipodi më i madh i kryeministrit të tanishëm. Është njeri i përgjegjshëm, është njeri punëtor, është njeri që i qëndron fjalës mbrapa. Kam pas përvojë dhe kam punuar me të gjatë edhe në Qeveri në kapacitete të ndryshme dhe e di mirë se sa shumë e mat fjalën publike’’, ka thënë ajo.

‘’Zotimin që e jep Bedri Hamza i qëndron prapa. Bedri Hamza e meriton të jetë kryeministër jo vetëm si profesionist por edhe si karakter’’, ka thënë Çitaku në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More