Interi kompleton transferimin e kroatit Sucic, por ai nuk do t’iu bashkohet menjëherë

nga D V

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Sucic, ka konfirmuar në rrjetet sociale se do të transferohet tek Interi sezonin e ardhshëm.

Disa burime të ndryshme kanë bërë me dije se Interi ka arritur marrëveshje me gjigantin kroat për transferimin e Sucic për 14 milionë euro plus 2.5 milionë euro të tjera shtesa. 

Fabrizio Romano ishte i pari që dha këtë lajm mbrëmjen e së dielës, teksa Sucic komentoi në postimin e tij duke konfirmuar kalimin tek ‘Nerazzurrët’. 

21-vjeçari do t’i nënshtrohet së shpejti testeve mjekësore me gjigantin italian, por do të mbetet pjesë e Dinamo Zagreb deri në fund të sezonit. 

Sucic ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. 

Interi ka kompletuar vetëm një transferim gjatë afatit kalimtar dimëror, atë të Nicola Zalewskit nga Roma. 

Reprezentuesi polak pati ndikim të menjëhershëm tek Interi, pasi dhuroi një asistim tek Stefan De Vrij në derbin ndaj Milanit. 

Drejtuesit e klubit italian kanë punuar gjithashtu edhe me largimet, duke huazuar Tajon Buchanan tek Villarreali dhe Tomas Palacios tek Monza.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More