Bill Gates flet për herë të parë për të dashurën e tij

nga D V

Bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates ka folur për herë të parë për të dashurën e tij Paula Hurd (60).

Paula është e veja e ish-CEO-s së Oracle, Mark Hurd, dhe ka qenë në një lidhje me Gates që nga viti 2023.

“Unë jam me fat që kam një të dashur serioze, e cila quhet Paula. Ne kalojmë kohë të këndshme bashkë, shkojmë në Lojërat Olimpike dhe bëjmë shumë gjëra të tjera të lezetshme”, komentoi Gates teksa u shfaq në emisionin e njohur Today.

Gazetarja Savannah Guthrie më pas e pyeti për nipërit e mbesat e tij.

Vajza e Bill, Jennifer, në fakt ka dy vajza Mia-n dhe Leila-n dhe i pyetur nëse i kanë trashëguar aftësitë e tij, Gates tha se nuk dëshiron t’i detyrojë të bëjnë të njëjtën gjë si ai.

Kujtojmë, Gates së fundmi komentoi divorcin e tij nga gruaja e tij Melinda French Gates. Në një intervistë për The Times, ai e cilësoi divorcin si një nga gabimet më të mëdha të jetës së tij: “Ka më shumë, por asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi. Divorci ishte i dhimbshëm për Melindën dhe mua për të paktën dy vjet”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More