Ageler: Nuk mund ta garantojmë rrugën tuaj drejt BE-së sepse nuk jemi anëtare e Unionit

nga D V

Shkup, 19 shkurt – Uashingtoni nuk jep garanci për rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian, sepse ne nuk jemi anëtare e Unionit, porositi sot në Shkup ambasadorja amerikane Anxhela Ageler.

“Mendoj se për këtë zhvillohen dhe janë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lartë të BE-së, por më vjen mirë që kryeministri dhe anëtarët e Kabinetit të tij janë në Uashington. Fakti që ai është disa herë aty pasi e mori pozitën e tij si kryeministër, njëjtë si edhe shumë ministra të tjerë vetëm flet për afërsinë e marrëdhënieve tona dhe në shumë mënyra tregon se ne si SHBA dhe Maqedoni e Veriut mund të bashkëpunojmë. Pres që ai bashkëpunim të fuqizohet”, tha Ageleri në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas pranim-dorëzimit të automjetit operativ mobil të Kryqit të Kuq.

E pyetur se si do të reflektohet vendimi i presidentit Tramp për ngrirjen e programeve të USAID-it tha se ende nuk e di se si kjo do të ndikojë në mbështetjen e ardhshme amerikane të zhvillimit të vendit.

“Ky është proces i cili vijon dhe unë nuk e di si do të reflektojë në mbështetjen tonë të ardhshme në zhvillim. Megjithatë mundem publikisht dhe privatisht t’i them Qeverisë dhe partnerëve tanë se ne jemi këtu. SHBA-ja nuk po largohet dhe po bëjmë ngjarje fantastike partneriteti siç është kjo e sotmja me pranim-dorëzimin e automjetit special”, tha Ageler. f

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More