Rama: Këneta e opozitës përdor llogoren antikorrupsion si mjet të luftës politike

nga D V

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “këneta” e opozitës ka një strategji të qartë për ta përdorur llogoren antikorrupsion si mjet të vetin të luftës politike”.

Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama theksoi se ka një mbulim histerik të gjithë temës së korrupsionit në të gjitha kanalet dhe portalet lart e poshtë ku këneta është e mobilizuar edhe pse është subjekt i drejtpërdrejt i luftës antikorrupsion.

Kryeministri theksoi se “këneta” është e supermobilizuar për të spërkatur me llumin e vet gjithçka, këdo dhe vazhdimisht”.

“Me strategji të qartë për ta përdorur llogoren antikorrupsion si mjet të vetin të luftës politike, duke e vënë atë në lëvizje përmes presionit të llumit, rrugës së denoncimeve të gjithfarshme dhe një shantazhi permanent”, shtoi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More