Gazmend Paja paraqitet në SPAK

nga D V

Aktori i humorit Gazmend Paja, i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PS është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Gazmend Paja në vitin 2019 mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, një vendim për të cilin Partia Demokratike kërkoi që të hetohet nga SPAK.

Aktori ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi, vepër që do të realizohej falë bashkëpunimit mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milionë euro, por për opozitën pas aktorit qëndrojnë politikanë dhe personave të lidhur me krimin.

Ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi asokohe vendimin që e shpall Pajën investitor strategjik si abuziv dhe shpërblim politik për lidhjet e aktorit me Partinë Socialiste.

Vetë aktori reagoi pas deklaratave nga PD, duke thënë në një reagim në rrjetet sociale se ka përfituar 0 m2 tokë nga shteti, ndërsa për kompantitë e Startek dhe Ecotech shpjegon se kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More