Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka kritikuar sërish presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar se po pengon përpjekjet për paqe me Rusinë përmes qëndrimeve të tij kundër presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidentit JD Vance.
Siç raporton New York Times, Rubio ka deklaruar se Zelensky po e sfidon hapur administratën e re amerikane, duke krijuar tensione të panevojshme.
“Ajo që Zelensky bëri, për fat të keq, është se ai gjeti secilën mundësi për ta arsyetuar Ukrainën në secilën çështje”, ka deklaruar Rubio gjatë një interviste për ABC News në emisionin “This Week”.
Ai ka shtuar se kritikët e Trumpit dhe të JD Vance, mes të cilëve ka edhe ligjvënës demokratë e republikanë, duhet ta kuptojnë se SHBA-ja nuk po e braktis Ukrainën, por po përpiqet të gjejë një zgjidhje që çon drejt paqes.
Sipas Rubios, nëse Trumpi do të ishte demokrat, ai madje do të konsiderohej një kandidat i denjë për Çmimin Nobel për Paqe, për shkak të përpjekjeve të tij për të arritur një marrëveshje.
