Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

nga D V

Shkup, 6 mars – Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej dje ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shkurt 2025.

“Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga 05 mars 2025”, thonë nga ministria.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë më 05 mars për personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL dhe më 6 mars me shkronjat М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More