Votimi nga jashtë, KQZ: 294 155 kërkesa për regjistrim, 242 509 të miratuara

nga D V

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 294 155 shtetas shqiptarë.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 15:27 të ditës së sotme, ndërsa aplikimi u mbyll më datë 4 mars.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar 242 509 kërkesa dhe janë refuzuar 46 586 të tilla.

Gjithashtu janë bërë 365 166 kërkesa për regjistrim gjithsej, janë shqyrtuar 360 051 kërkesa, janë refuzuar 117 542 dhe 5063 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 148 178, e ndjekur nga Greqia me 103 421, Gjermania me 36 546 si dhe nga SHBA me 24 130 e Britania e Madhe 20 657.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 74 566, më pas vijnë qarqet: Fier me 49 293 kërkesa, Elbasan me 39 690, Durrës me 38 562, Korçë me 30 001 etj.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) filloi në 11 janar dhe u mbyll në 4 mars.

KQZ ka kohë deri më datë 9 mars të vlerësojë kërkesat për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që dëshiron të votojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More