Majlinda Bregu për politikën sot: Shkatërrimi i partisë kundërshtare është shkatërrim i vetes

nga Xh M

Në një podcast me Mira Kazhanin, Majlinda Bregu flet për jetën larg të qenit politikane, por flet edhe për peshën e të qenit grua në politike e sidomos për presionin shoqëror mbi gratë.

Ish ministrja e PD-së tregon gjatë intervistës në nota ironie sesi u ndje kur e larguan nga PD-ja.

“Më pushuan nga një punë që e doja. Pastaj prisnin që unë 45 vjeç të rrija pa punë. Në dallim me tymnajën e rrjeteve sociale, kam patur dhe kam nevojë të punoj”, tha Majlinda Bregu.

Bregu lë të kuptojë se funksioni i saj në krye të RCC nuk u prit mirë nga partia e saj.

E pyetur për politikën sot?

Majlinda Bregu thotë:

“Unë do doja shumë që Shqipëria të mos kishte këtë pjesën e shkatërrimit të ndërsjellë i cili në fund të ditës nuk prodhon asgjë. Ky është një problem shumë i madh që ka karakterizuar politkën vitet e fundit. Se në fakt, kur një forcë politike, ajo që është në pushtet, mendon se është e vetmja e pushtetshme dhe shkatërrimi i forcës tjetër politike, dobësimi i saj, edhe vetëshkatërrimi për të thënë të vërtetën.

E ndihmon në njëfarë mënyre se i jep shanse më shumë për të fituar dhe për ta patur pushtetin në duart e veta në një plan pak afatgjatë, do të thotë që deri diku ti ke projektuar edhe shkatërrimin tënd.”, tha Bregu në ZëmeMirën Podcast.

Mira Kazhani e pyet në fund nëse ka një parashikim për 11 majin dhe Bregu thotë se di vetëm që do të votojë për partinë e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More