Drejt përfundimit spitali “Stefan Gjoni” në Krujë, Koçiu: Do t’i shërbejë 85 mijë banorëve

nga D. V.

Në Krujë janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e spitalit “Dr. Stefan Gjoni”, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë spital, një tjetër investim transformues në strukturën spitalore.

Koçiu tha se “janë duke përfunduar punimet në Spitalin Bashkiak “Stefan Gjoni” të Krujës, i cili do t’i shërbejë mbi 85 mijë banorëve të 6 njësive administrative. Investimi sjell jo vetëm kushte moderne, por edhe një riorganizim të shërbimeve, me një urgjencë të përmirësuar, sistem të ri pritjeje dhe triazhimi, duke ofruar standarde bashkëkohore për pacientët”.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

Në spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës. Aktualisht të gjitha shërbimet e spitalit e Krujës janë transferuar në godinën e maternitetit dhe në qendrën shëndetësore të qytetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More