Shkup, 28 mars – Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov njofton se kanë marrë vendim që më 2 prill të dalin në rrugët e Shkupit. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën.
Sipas Trendafilovit, nuk ka negociata me shumicën e sindikatave të degëve të LSM-së as për nivelin e pagave në sektorin publik.
“Që nga konferenca e fundit për media janë intensifikuar sulmet ndaj LSM-së dhe sindikatave të tjera nga partitë politike dhe drejtorët e emëruar politikisht që marrin rroga nga pagesa e taksave tona.
Ne i paguajmë që të luftojnë ashpër me kërcënime dhe shantazhe, shkarkime dhe shkurtime të pagave të aktivistëve tanë, për të krijuar një sindikatë tjetër përfaqësuese në dëm të punëtorëve”, tha kryetari i LSM-së në një konferencë për media dhe apeloi për mbështetje të LSM-së nga punëtorët.
Paga minimale për vitin 2025 do të rritet për 2.685 denarë bruto, ose për 1.812 denarë neto, njofton Qeveria. Paraprakisht sindikatat dolën me propozim për përcaktimin e pagës minimale në përputhje me ligjin, por edhe marrjen e vendimit me të cilin do të rritet paga minimale për 6.000 denarë shtesë. Kjo do të sjellë rritje edhe të pagave të tjera.
 
			        
 
			        